Tech

Provova kufjet e reja të Apple. Ja si ishte përvoja e parë

Provova kufjet e reja të Apple. Ja si ishte përvoja e parë

Është e rrallë të gjesh sot një teknologji të re që të duket novatore. Por ata që kanë provuar kufjet e reja të Apple të realitetit të përzier Vision Pro, thonë se kanë përjetuar një përvojë fantastike.

“Në një demo, e cila zgjati 30 minuta, një flutur virtuale zbarkoi në gishtin tim, një dinosaur u përpoq të më kafshonte dhe qëndrova disa centimetra larg pianos së Alicia Keys ndërsa ajo më bënte serenatë në një studio regjistrimi. Kur një këlysh i vogël ariu notoi pranë meje në një liqen të qetë, u duk aq reale sa më kujtoi një përvojë me të dashurin që vdiq së fundmi. Nuk mund t'i fshija lotët brenda kufjeve të mia,” tregon gazetarja e CNN Nga Samantha Murphy Kelly.

Provova kufjet e reja të Apple. Ja si ishte përvoja e parë

Apple zbuloi mbrëmë ofertën e re më ambicioze dhe më të rrezikshme në vite, kufjet Vision Pro që kombinojnë realitetin virtual me një teknologji që mbivendos imazhet në video të drejtpërdrejta të botës reale. CEO i Apple, Tim Cook, e quajti Vision Pro një “produkt revolucionar”, me potencialin për të ndryshuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me teknologjinë, njëri-tjetrin dhe botën përreth tyre.

Apple planifikon një cmim prej 3,499 dollarësh për pajisjen kur ajo të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm.