Pse ky smartphone është zgjedhja perfekte për ata që krijojnë kontent digjital?

Gjithnjë e më shumë, marketingu, moda apo vendosja e trendeve të reja po zhvillohet online, në profilet e blogereve, influencuesve apo njerëzve të pasionuar në rrjetet sociale. Videot dhe reel-s me miliona shikime, fotot perfekte të shkrepura në vendin e duhur duket se janë vendimtare për suksesin e gjithëkujt që dëshiron të triumfojë në botën e rrjeteve sociale.
E kjo gjë nuk vjen rastësisht. Kah punës e orëve të tëra që njerëzit shpenzojnë për të krijuar kontent, gjithmonë duket se dikush do e ketë më të lehtë.
Arsyeja?
Investimi që bën në pajisjet që realizojnë të gjithë kontentin vizual, telefoni juaj inteligjent. Në muajin shkurt Samsung prezantoi serine e re Galaxy S23: Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 dhe Galaxy S23 Ultra që është zgjedhja perfekte falë përvojës të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë që ofron.
Forma e lartë e shprehjes kreative falë veçorive të kameras
Pjesa e pasme e Galaxy S23 Ultra është e kompletuar me pesë kamera shumë funksionale, të cilat, me shumë mbështetje softuerike dhe zgjidhje AI, ju mundësojnë të kapni foto të shkëlqyera në mjedise të ndryshme. Kamera Ultra Wide 12MP ofron një fushë shikimi deri në 120˚, e cila është e përkryer për shkrepje me kënd të gjerë, qofshin ato foto në grup ose subjekt panoramik. Ekzistojnë gjithashtu dy kamera Telephoto me zmadhim optik 10x dhe 3x për fotografi cilësore pavarësisht distancës së objektit në fokus, një kamerë e përparme 12MP për selfie të qarta kristal dhe kamera me kënd të gjerë 200MP që përdor sensorin e ri ISOCELL HP2 të Samsung. Kjo kamerë e fuqishme është një nga asetet kryesore të versionit të ri Galaxy S23 Ultra, madje edhe ata që nuk janë tepër të njohur me teknologjitë e sensorëve të kamerës dhe harduerit shoqërues do të mbeten të impresionuar.
Aftësitë e përmirësuara të "Nightography" falë sensorit më të avancuar të kamerës dhe procesori më i shpejtë i Galaxy rregullojnë dritën e ulët për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë.
Dhe për shkak se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 prezanton fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme.
Çoni më tej pasionin tuaj për të krijuar video
Xhirimi i videove me Galaxy S23 Ultra është mjaft argëtues dhe i shton një dimension tjetër krijues kamerës të gjithanshme të fotografive. Do të realizoni video më kinematografike falë 8K të përmirësuar me 30 korniza për sekondë me një kënd më të gjerë. Pavarësisht nivelit të dritës, video është më e qëndrueshme me OIS më të mirë dhe teknologjinë që zvogëlon zhurmën.
Galaxy S23 Ultra ka shumë modalitete interesante që vlejnë për tu eksploruar dhe pasurojnë rrjetet sociale, si psh: Astro Hyperlapse. Qielli me yje mund të transformohet në një vepër arti duke aktivizuar Hyperlapse për të regjistruar levizjet e natës me qartësi dhe më pas i shpejtoni në disa sekonda për ta përshtatur me minutazhin e një video reel-s. Gjithashtu, brenda aplikacionit "Samsung Gallery", ekziston një modaliteti “Create Movie", ku mund të shkurtoni dhe bashkoni së bashku klipe të ndryshme, më pas të shtoni tranzicione, tituj dhe muzikë.
Një studio profesionale në duart tuaja
Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Aplikacioni Expert RAW, i disponueshëm ekskluzivisht në Samsung Galaxy, mundëson shkrepjen dhe modifikimin e imazheve në stilin DSLR në RAW dhe JPEG. Përdoruesit mund të eksperimentojnë me artin fotografik me ekspozime të shumëfishta ose të kapin një pamje të qartë të Rrugës së Qumështit me cilësimet e Astrophoto dhe tani, pasi të shkarkohen në Galaxy S23 Ultra, veçoritë Expert RAW mund të aksesohen brenda aplikacionit Samsung Camera.
Me blerjen e Galaxy S23, S23+ ose S23 Ultra, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t'i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/one-drive-promo-2023/
*Ky është një shkrim i sponsorizuar