Tech

Pse nuk duhet të karikoni iPhone gjatë gjumit, Apple paralajmëron për rreziqet

Pse nuk duhet të karikoni iPhone gjatë gjumit, Apple paralajmëron

Apple ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për të varurit nga smartfonët që bien në gjumë duke mbajtur pajisjen e tyre pranë ndërsa ajo është e lidhur me karikuesin.

Në udhëzuesin e tij të përdoruesit në internet, gjigandi i teknologjisë thotë se iPhone-ët duhet të karikohen vetëm në një 'zonë të ajrosur mirë', pra në një tavolinë të sheshtë dhe jo pranë shtratit.

IPhone-t nxehen gjatë karikimit, kështu që nëse kjo nxehtësi nuk ka hapësirë ​​për t'u shpëtuar, ka potencial të shkaktojë djegie apo edhe zjarre.

Kjo është arsyeja pse mbajtja e një telefoni në karikim nën jastëk është një nga gjërat më të këqija që mund të bëjnë përdoruesit e smartfonëve.