Tech

Revolucion në ekranin e vogël, pajisja Tring OTT do t’ju ndryshojë mënyrën se si shikoni televizor

Revolucion në ekranin e vogël, pajisja Tring OTT do t’ju

E mbani mend kohën kur televizori ishte një “kuti magjike”, një privilegj që e gëzonte pakkush e që hera-herës e ndanim me të afërm e fqinj, sidomos gjatë spektakleve të fundvitit? Po vitet e para të demokracisë, me televizorë më modernë, kur filmat e serialet transmetoheshin në orare fikse, që i kishim thuajse të gdhendura në kujtesë? Po kohën kur ai , nga “kuti magjike”, u shndërrua në “kuti mëkati”, pasi orari i telenovelës së preferuar përplasej me atë të pastrimit të shtëpisë?

Sot nuk ka më rëndësi nëse e kujtoni apo jo, sepse, 30 vjet më pas, konceptit televiziv i kemi dhënë një tjetër dimension, atë të një multi-universi, në qendër të të cilit ndodhemi ne, ne dhe nevojat tona, ne dhe koha jonë, ne dhe liria jonë. Ndaj, sot, kur flasim për “ekranin e vogël”, flasim për të ardhmen, flasim për botë që ndërthuren, për botë që bashkohen, drejt një gjenerate avangardë, drejt një universi të ri.

E ky univers, ku gjeni gjithçka që kërkoni, quhet: TRING OTT .

Revolucion në ekranin e vogël, pajisja Tring OTT do t’ju

Platforma hibride OTT nga TRING është risia më e fundit e teknologjisë, e cila për herë të parë po përdoret në Shqipëri.

Një dekoder i vetëm për të parë të gjithë kanalet e paketës Tring, plot 140 kanale, kanale tematike me një katalog të larmishëm të çdo zhanri, të gjitha kanalet kombëtare, për të cilat nuk ju nevojitet një dekoder i dytë në shtëpi, kanalet sportive, me paketën sportive më prestigjioze dhe ekskluzive në vend, që përfshin Uefa Champions League, Serie A, NBA, Moto Gp, si edhe kampionate të tjera të rëndësishme, por edhe kanalet kryesore ndërkombëtare, informative dhe gjeneraliste.

I një rëndësie të veçantë është shërbimi VOD (video on demand), tërësisht i rinovuar, sipas standardeve të reja teknologjike, gjithmonë e më pranë kërkesave individuale dhe target grupeve të ndryshme të shikuesve, ku do të gjeni mijëra filma, premiera botërore apo klasikët e kinemasë të çdo gjinie, seriale, dokumentarë, prodhime origjinale, programe argëtuese për fëmijë, lifestyle, art e shumëçka tjetër.

Me TRING OTT keni mundësinë për të regjistruar programin që dëshironi dhe të zgjidhni ju se kur do ta ndiqni atë, pasi mund të ktheheni 7 ditë pas në kohë dhe të mos humbisni asnjë program të transmetuar gjatë kohës kur ndiqnit rutinën tuaj të përditshme pa u shqetësuar.

Shërbimi IPTV-OTT mundëson profile te dedikuara për secilin anëtar të familjes. Do të jeni ju, prindër, që do të mund të filtroni dhe përzgjidhni programet edukative, më të duhurat për fëmijët tuaj, për të ardhmen tonë.

HYBRID OTT shkurton kohën e zgjedhjes duke ju sugjeruar se çfarë të shihni dhe si të personalizoni eksperiencën tuaj në ekran.

Risia e TRING nuk mbaron me kaq, pasi TRING OTT nuk është i disponueshëm vetëm nëpërmjet dekoderit, por mund të shkarkohet në të gjitha pajisjet “inteligjente” që ne përdorim çdo ditë: çdo pajisje me akses në internet, me sistem operativ Android ose iOS, si televizorë, telefonë, tablete apo edhe në website, duke qenë pranë jush kudo në botë, në çdo moment të ditës.

Ju mund ta përdorni atë njëkohësisht në tri pajisje dhe secili mund të ndjekë programe të ndryshme, gjithmonë me alternativën e kontrollit prindëror.

Revolucion në ekranin e vogël, pajisja Tring OTT do t’ju

TRING OTT e bën argëtimin më të lehtë sepse ofron kanalet e preferuara dhe aplikacionet e nevojshme në një shërbim të vetëm. TRING OTT, për herë të parë në Shqipëri, ju jep mundësinë të keni të ardhmen në dorën tuaj, të ndalni kohën, të përjetoni nostalgjinë, të krijoni një videotekë gjigante dhe të pasur, sepse në këtë multi-univers, koha është relative dhe liria absolute.

E nesërmja po troket!

Ndiz të ardhmen!