Rrezik i madh për njerëzimin! Drejtuesit e teknologjisë bëjnë thirrje për ndalim të zhvillimit të mëtejshëm të inteligjencës artificiale
E Enjte 30 Mars 2023, 15:30
TiranaPost
Sipërmarrësit dhe akademikët e famshëm kanë paralajmëruar se sistemet e inteligjencës artificiale (AI) "paraqesin rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin", ndërsa ata bëjnë thirrje që kompanitë të vënë frenat në zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë.
CEO i Twitter, Elon Musk dhe bashkë-themeluesi i Apple, Steve Wozniak, janë në mesin e një numri nënshkruesish të mirënjohur të një letre të hapur që u kërkon laboratorëve të AI të ndalojnë menjëherë zhvillimin, për të paktën gjashtë muaj.
Letra pretendon se laboratorët e AI janë në një garë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe vendosur mendje dixhitale gjithnjë e më të fuqishme që askush - madje as krijuesit e tyre - nuk mund t'i kuptojë, parashikojnë ose kontrollojë".