Tech

Rusia gjobit Google-in me 373 milionë dollarë

Rusia gjobit Google-in me 373 milionë dollarë

Rusia ka gjobitur Google-in dhe kërkon 373 milionë dollarë. Sipas Rusisë, arsyeja është dështimi i Google për të kufizuar aksesin në materialet e 'ndaluara' në lidhje me luftën në Ukrainë dhe përmbajtje të gjashme.

Sipas Roskomnadzor, (Rregullatori i Komunikimeve në Rusi), informacioni përfshinte raporte 'të rreme' që diskreditonin ushtrinë ruse dhe postime që u bënin thirrje njerëzve të protestonin.

Ajo e quajti gjigantin e teknologjisë amerikane një shkelës 'sistematik' të ligjeve të tij.

Google nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje.

Në vitet e fundit, Rusia ka rritur presionin mbi firmat e teknologjisë, duke i akuzuar ato për mos moderimin e duhur të përmbajtjes së tyre dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Përpjekjet për të kontrolluar mediat sociale dhe faqet e tjera të lajmeve janë përshkallëzuar pas pushtimit të Ukrainës në shkurt. Qeveria miratoi gjithashtu një ligj që kërcënon me 15 vjet burg njerëzit që përhapin informacione 'të rreme' për luftën.

Në mars, Google, në pronësi të Alphabet, ndaloi ofrimin e shërbimeve të saj tregtare në Rusi, si dhe reklamat. Ajo gjithashtu ka rritur kufizimet e saj për llogaritë e lajmeve të mbështetura nga Rusia dhe ka zhvendosur stafin.

Megjithatë, ndryshe nga disa faqe të tjera të mediave sociale, si Facebook, Google nuk është ndaluar plotësisht në Rusi.

Gjoba shënon dënimin më të madh të vendosur ndonjëherë ndaj një kompanie teknologjike në Rusi, sipas mediave shtetërore.