Tech

Si do të jetë iPhone 14?

Si do të jetë iPhone 14?

Apple pritet të lançojë linjën e saj të iPhone 14 të mërkurën. Ftesa e këtij viti paraqiste një qiell nate me një grumbull yjesh që formojnë logon e Apple, duke i bërë disa të spekulojnë se do të ketë përmirësime të mëdha të kamerës për të lejuar fotografi më të mira gjatë natës ose në distanca të gjata, shkruan CNN.

Siç ka bërë çdo vit për rreth një dekadë, Apple do të zbulojë iPhone-in e saj më të fundit në fillimin e shtatorit, por si gjithmonë nuk dhënë asnjë detaj.

Thuhet se do të lançohet një telefon 6.7 inç që nuk është një model Pro, që do të thotë se do të ketë madhësinë më të madhe të ekranit, por jo çmim më të lartë.

Raportimet sugjerojnë gjithashtu që Apple mund të heqë dorë nga iPhone-i i tij më i lirë dhe me madhësi mini në linjën 14, në mënyrë që ata të mos konkurrojnë me shitjet e iPhone SE.