Tech

Si përfundim, Elon Musk nuk do që të blejë Twitter-in

Si përfundim, Elon Musk nuk do që të blejë Twitter-in

Miliarderi Elon Musk dëshiron t’i japë fund marrëveshjes së tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter-in.

Avokati i Musk pretendoi se Twitter nuk kishte përmbushur detyrimet në marrëveshjen e bashkimit.

Ndërsa Kryetari i bordit të Twitter, Bret Taylor tha se kompania është ende e përkushtuar për të mbyllur marrëveshjen me çmimin e rënë dakord dhe ka në plan të ndjekë veprime ligjore për të zbatuar marrëveshjen.