Tech

Tani mund të luani edhe në Netflix, pa kosto shtesë

Tani mund të luani edhe në Netflix, pa kosto shtesë

Netflix ka njoftuar një shërbim të ri për të gjithë abonuesit, videolojërat. Platforma e transmetimit tani ka video lojëra ekskluzive ku përdoruesit mund të luajnë falas.

Nëse keni një llogari Netflix dhe jeni gati për të aktivizuar lojën tuaj, ja se si mund të luani?

Netflix filloi prezantimin e Video-lojërave më 2 nëntor duke prezantuar pesë lojërat e para celulare për përdoruesit e Android.

Deri më tani, i vetmi serial i Netflix që frymëzon lojërat e aplikacionit është Stranger Things, por kjo ka të ngjarë të ndryshojë ndërsa funksioni zgjerohet. Tani për tani, kushdo me një pajisje Android dhe një llogari Netflix mund të luajë video-lojërat e mëposhtme: Stranger Things: 1984, Stranger Things 3: The Game, Shooting Hoops, Card Blast dhe Teeter Up.

Video lojërat disponohen vetëm në pajisjet Android për momentin. Për të filluar të luani, gjithçka që duhet të bëni është të hyni në Netflix në telefonin ose tabletin tuaj Android dhe të kërkoni kategorinë e dedikuar "Games" midis kategorive të tjera të Netflix.

Më pas do të zgjidhni lojën që dëshironi dhe do të drejtoheni në aplikacionin Google Play, ku mund ta shkarkoni lojën dhe të filloni. Të gjitha lojërat përfshihen në tarifën që paguani në Netflix pa tarifa shtesë.

Tiranapost.al