Tech

Telegram ndryshon politikat! Do të dorëzojë te autoritetet të dhënat e përdoruesve me histori kriminale

Telegram ndryshon politikat! Do të dorëzojë te autoritetet

Aplikacioni i mesazheve ‘Telegram’ ka thënë se do të dorëzojë adresat IP dhe numrat e telefonit të përdoruesve tek autoritetet që kanë një të shkuar kriminale.

Ndryshimi i politikës së privatësisë vjen pasi ‘Telegram’ ishte përdorur më parë nga njerëz që shkelnin kushtet e përdorimit për të shitur mallra të paligjshme.

“99% e përdoruesve të Telegram nuk kanë asnjë lidhje me krimin, 0,1% të përfshirë në aktivitete të paligjshme krijojnë një imazh të keq për të gjithë platformën, duke vënë në rrezik interesat e pothuajse miliardë përdoruesve tanë”, tha themeluesi Pavel Durov.

Durov u arrestua nga autoritetet franceze muajin e kaluar në një aeroport në veri të Parisit.

Kritikët thonë se ‘Telegram’ është bërë një vatër e dezinformatave, pornografisë së fëmijëve dhe përmbajtjeve të lidhura me terrorin, pjesërisht për shkak të një veçorie që lejon grupet të kenë deri në 200,000 anëtarë.