Tech

Threads regjistron 100 milionë përdorues për më pak se një javë

Threads regjistron 100 milionë përdorues për më pak se

Threads i META-s ka arritur të mbledhë 100 milionë përdorues në më pak se një javë pas lançimit. Zuckerberg thotë se synon që ky aplikacion të kalojë Twitterin sa i përket numrit të përdoruesve.

Threads, një spinoff nga Instagram që përdor llogaritë e njerëzve për shërbimin, u hodh në treg të mërkurën dhe mblodhi 70 milionë përdorues brenda dy ditësh.

Ky aplikacion i ri do t’i lejojë përdoruesit që të publikojnë statuse deri në 500 karaktere, ndryshe nga Tëitter që ka numër shumë të kufizuar.

“Mendoj se do të jetë një aplikacion me mbi 1 miliard përdorues. Tëitter e ka patur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk ka mundur. Shpresojmë se ne do ta bëjmë”, u shpreh Zuckerberg.