Tech

TikTok gjobitet me 14.5 milionë euro në Mbretërinë e Bashkuar

TikTok gjobitet me 14.5 milionë euro në Mbretërinë e

Autoriteti për Mbikëqyrjen e të Dhënave në Mbretërinë e Bashkuar ka gjobitur TikTok me 14.5 milionë euro për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve.

Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) tha se vlerëson se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë nën moshën 13 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar në platformën e saj në vitin 2020, pavarësisht nga rregullat e vetë kompanisë që nuk lejojnë fëmijët e asaj moshe të krijojnë një llogari.

Sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e të dhënave, organizatat që përdorin të dhënat personale të fëmijëve nën 13 vjeç duhet të kenë pëlqimin e prindërve.

“TikTok gjithashtu dështoi të kryente kontrolle adekuate për të identifikuar dhe hequr fëmijët e mitur nga platforma e tij”, tha ICO në një deklaratë.

TikTok tha se nuk ishte dakord me vendimin e mbikëqyrësit.

“Ne investojmë shumë për të ndihmuar që të mbajmë jashtë platformës fëmijët nën moshën 13 vjeç dhe ekipi ynë i sigurisë prej 40,000 personash punon gjatë gjithë kohës për të ndihmuar në mbajtjen e platformës të sigurt për komunitetin tonë”, tha kompania në një deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë vendimin dhe po shqyrtojmë hapat e ardhshëm”.