Tech

Tim Cook: Telefoni për të folur, jo për scrolling pa mend në rrjete sociale

Tim Cook: Telefoni për të folur, jo për scrolling pa mend në

Shefi miliarder i Apple ka thënë se është i shqetësuar nga fakti që njerëzit e përdorin kaq shumë teknologjinë. Tim Cook i cili mori postin nga Steve Jobs në vitin 2011, veçoi mediat sociale dhe sugjeroi që ‘scrolling pafund’ nuk na bën dhe aq mirë.

Duke folur për Bustle, Cook shpjegoi pikëpamjet e tij mbi teknologjinë dhe efektin në shëndetin tonë kolektiv mendor.

"Unë gjithmonë kam menduar se teknologjia duhet t'i shërbejë njerëzimit dhe jo anasjelltas. Dhe unë gjithmonë shqetësohesha për njerëzit që përdorin kaq shumë teknologjinë. Ne prandaj lancuam Screen Time, për t'u përpjekur tu tregojmë njerëzve se sa kohë kalojnë vërtetë në pajisjet e tyre. Në përgjithësi ata thonë se kalojnë shumë pak kohë, por në të vërtetë ata kalojnë shumë kohë".

Cook theksoi se koha e zgjatur e kaluar në mediat sociale i shkakton negativitet një personi. Sipas tij, Apple dëshiron që klientët të përdorin produktet për t'u lidhur me miqtë dhe familjen dhe jo vetëm t'i përdorin ato për "scrolling pa fund dhe pa mend".

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Cook paralajmëron qëndrimin larg mediave sociale.

*Artikulli i Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.