Tech

Trashëgimia digjitale/ Çfarë do mbetet në rrjetet tona sociale pas vdekjes

Trashëgimia digjitale/ Çfarë do mbetet në rrjetet tona

Në epokën që jetojmë disponojmë më shumë se sa llogaritë bankare apo pronat e tundshme e të patundshme. Kemi edhe llogari në rrjete sociale: profesionale dhe argëtuese.

Disa prej profileve në rrjete sociale apo edhe emaili janë të lidhura jo pak herë edhe me llogaritë bankare.

Kemi një mori albumesh të foto të bëra publike, postime, e gjithçka të hedhur në rrjet.

Po kur dikush vdes, kujt i trashëgohet prona digjitale?

Natyrisht që i kalojnë dikujt, por ka një sërë dokumentash që duhen bërë.

 Zgjidhja më e mirë do të ishte lënia e tyre që në jetë, dikujt shumë të besuar.

Por nëse s`i beson askujt atëherë rregullo kushtet e privatësisë.

Në Faecebook veprohet si më poshtë, nëse dëshiron të fshihet llogaria jote

1.     Shkoni në faqen e Facebook dhe klikoni “Rregullimet”.

2.     Më pas klikoni “Menaxho llogarinë”.

3.     Klikoni opsionin “Kërkoni që llogaria të fshihet pasi të ndërroni jetë”.

4.     Pasi të keni klikuar aty do ju shfaqet një opsion që thotë: “Ju lutem konfirmoni se doni që llogaria të fshihet pas vdekjes. Sapo dikush të na vërë në dijeni se keni ndërruar jetë, të gjitha informacionet, fotografitë dhe postimet do të hiqen përfundimisht nga Facebook-u dhe askush nuk do të mundë më të shikojë profilin sërish”.

5.     Nëse doni që ta përdorni këtë opsion duhet të klikoni “Fshi pas vdekjes”.

Në Instagram do merret komanda automatikisht nga Facebook, duke qenë se janë pjesë e të njëjtës kompani.

Kurse nëse dëshiron që profilet e tua të kthehen në Memorial duhet të veprosh kështu:

1.     Shkoni në faqen e Facebook dhe klikoni “Rregullimet”.

2.     Më pas klikoni “Menaxho llogarinë”.

3.     Shkruani emrin e kontaktit tuaj në kutinë e kërkimit “Zgjidh një shok” dhe më pas klikoni “Shto”.

4.     Mikut tuaj do t’i niset një e-mail që shpjegon se do të njoftohen sërish deri kur llogaria të kthehet në memorial.

*Burimi Roba Da Donne