Tech

Twitter shpenzoi 33 milionë dollarë në tre muaj për marrëveshjen me Elon Musk

Twitter shpenzoi 33 milionë dollarë në tre muaj për

Twitter shpenzoi 33 milion dollarë për marrëveshjen e propozuar të Elon Musk për të blerë platformën sociale.

Kompania gjithashtu tha se numri i përdoruesve të tij mujor ishte rritur në 237 milionë, por raportoi një humbje neto prej 270 milionë dollarësh, që ishte më e keqe se sa pritej.

Musk ka ndryshuar mendje për blerjen dhe një datë gjyqi tani është caktuar për në tetor.

Twitter nuk pranoi të diskutonte rezultatet e fundit financiare, duke përmendur blerjen në pritje si arsye. Raporti mbulon periudhën nga prilli deri në qershor 2022.

Në vitin 2021 të ardhurat e Twitter ishin 5 miliardë dollarë, por në 12 muajt e fundit aksionet kanë rënë me 45%.

Twitter shpenzoi 33 milionë dollarë në tre muaj për

Analisti Mike Proulx nga firma Forrester tha se Twitter ndodhet thuajse në purgator.

“Twitter tani ka një blerës që nuk e dëshiron më, një CEO dhe bord që dëshiron ta heqë qafe dhe një bazë punonjësish që është kapur në mes të gjithë kësaj”, tha ai.

“Viktima e vërtetë nga gjithë kjo dramë është vetë Twitter”.