Tech

Universi më afër dhe më i bukur se kurrë me teleskopin e ri të NASA!

Universi më afër dhe më i bukur se kurrë me teleskopin e ri

Imazhet e reja hapësinore të fotografuara nga teleskopi i ri i NASA, James Webb, kanë impresionuar jo vetëm njerëz të apasionuar pas shkencës e teknologjisë, por mbarë botën.

Të gjithë po postojnë pafund në rrjetet sociale imazhet e universit që përmes spektrit të dritës infra të kuqe vijnë më afër se kurrë.

Universi më afër dhe më i bukur se kurrë me teleskopin e ri

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama shkruan: “Për mua, programi hapësinor ka kapur gjithmonë një pjesë thelbësore të asaj që do të thotë të jesh amerikan, të arrish lartësi të reja, duke u shtrirë përtej asaj që më parë dukej e mundur. Këto imazhe të reja magjepsëse nga Teleskopi Hapësinor i NASA Webb ofrojnë një pamje të universit që nuk e kemi parë kurrë më parë dhe do të frymëzojnë një brez të ri që të shikojë më thellë në hapësirë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Jam i emocionuar të shoh më shumë!”

Universi më afër dhe më i bukur se kurrë me teleskopin e ri

Edhe ish-Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka postuar fotot e reja të NASA-s: “Kjo fotografi nuk është vetëm më e largëta e vëzhguar ndonjëherë, por edhe më e vjetra: është një udhëtim nëpër kohë prej 13 miliardë vitesh. Ne shikojmë agimin e universit tonë! Çfarë krenarie që Franca merr pjesë në suksesin e teleskopit James Webb”, shkruan ai.

Universi më afër dhe më i bukur se kurrë me teleskopin e ri

Edhe Presidenti Joe Biden u mrekullua me imazhin që ai tha se tregon dritën më të vjetër të dokumentuar në historinë e universit. “Më lejoni ta them përsëri, 13 miliardë vjet më parë. Është e vështirë të kuptosh!” u shpreh Biden.

Universi më afër dhe më i bukur se kurrë me teleskopin e ri

Agjencitë hapësinore evropiane dhe kanadeze iu bashkuan NASA-s në ndërtimin e teleskopit të fuqishëm.

Pamja tregon një grumbull galaktikash në yjësinë e Hemisferës Jugore, Volans rreth 4.6 miliardë vite dritë larg. Një pjesë e imazhit është dritë nga jo shumë kohë pas Big Bengut, 13.8 miliardë vjet më parë.