Tech

Video-Konferencat e politikanëve mbingarkojnë internetin: Çfarë parashikojnë ekspertët

Video-Konferencat e politikanëve mbingarkojnë internetin:

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar tërësiht jetën tonë, duke na detyruar të qëndrojmë të mbyllur për të parandaluar skenarin më të keq të përhapjes. E vetmja gjë ku kemi akses të lirë është interneti.

Por a mundet interneti të përballojë gjithë këtë fluks?

Ekspertët thonë se rrjetet mund të përballojë rritjen e kurbës nga përdorimi i internetit, edhe pse duke filluar nga Netflix janë marrë vendime për të shkurtuar transmetiket, madje ka pasur raste bllokimi të imazheve.

Sipas shifrave, ngarkesa e përdorimit të internetit në nivel global është rritur me 10 orë në ditë, krahasuar me 4 orë  në ditë normale.

Një ekspert thotë për CNBC se  ofruesit e internetit jannë të përgatitur për të përballuar kulmet e trafikut në rrjet, por shqetësimi kryesor mbeten video-konferencat që po bëjën politikanët tani, por edhe bizneset e mëdha.

Megjithëse, ka kapacitet për momentin, një analist paralajmëron se mund të ketë probleme në muajt në vijim nëse situata e pandemisë vijon njëjtë.