Tech

Video/ Rama prezanton makinën me teknologji avantgard që do të monitorojë çdo parregullsi në rrugë

Video/ Rama prezanton makinën me teknologji avantgard që do

Një tjetër inovacion teknologjik që do të jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor është ‘E-monitorim Mobile’.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video te makinës me teknologji avantgard, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.

Të gjitha shkeljet do i raportohen sektorit përkatës të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor përmes këtij mekanizmi të ri digjital.