Tech

WhatsApp bën të mundur transkriptimin e mesazheve me zë

WhatsApp bën të mundur transkriptimin e mesazheve me zë

Një risi në WhatsApp për ata që i kanë bezdi mesazhet me zë në Ëhatsapp, ose thjesht nuk kanë mundësi t’i dëgjojnë.

Platforma tani bën të mundur transkriptimin e mesazheve audio.

Përditësimi, i përhapur globalisht, aktualisht do të mbështesë vetëm mesazhe audio në anglisht, portugalisht, spanjisht dhe rusisht.

Siç shpjegon kompania në blogun zyrtar, për të aktivizuar funksionin do t’ju duhet ta aktivizoni atë te Settings.

Pastaj do t’ju duhet të zgjidhni një gjuhë nga ato të disponueshme.

Për të transkriptuar një mesazh të vetëm zanor, thjesht mbajeni të shtypur dhe zgjidhni opsionin “transkriptoni”.

Më pas mesazhi do të shfaqet në të njëjtën dritare bisede me përdoruesin.