Tech

WhatsApp, do mund të përdorni dy llogari në një telefon

WhatsApp, do mund të përdorni dy llogari në një telefon

Mark Zuckerberg ka njoftuar se së shpejti do të jetë e mundur që të përdorni dy llogari WhatsAppi në të njëjtin telefon.

Kjo veçori është e dobishme për njerëzit që kanë nevojë të kalojnë mes llogarive, për shembull nga puna në ato personale, dhe që nuk duhet të dalin çdo herë, të mbajnë dy telefona ose të shqetësohen për dërgimin e një mesazhi nga "llogaria e gabuar".

Çdo llogari do të ketë cilësimet e veta të privatësisë dhe njoftimeve, kështu që ju mund të zgjidhni të merrni njoftime nga njëra dhe jo nga tjetra.

Siç shpjegon Meta, për të krijuar një llogari të dytë, përdoruesit do t'i duhet një numër i dytë telefoni dhe një kartë tjetër SIM ose një telefon që mbështet shumë SIM ose eSIM, pra karta dixhitale.