WhatsApp gjen zgjidhjen për ata që kanë frikë të dërgojnë Voice se dikush mund t'i shpërndajë

WhatsApp në pronësi të Meta po sjell një tjetër veçori që do t'i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe audio që mund të luhen vetëm një herë, raportoi WaBetaInfo.
Funksioni, i quajtur mesazhe audio, do të luhet vetëm një herë, siç edhe për fotot (opsionale).
Kjo do të jetë e disponueshme në një përditësim të ardhshëm pasi është ende në zhvillim e sipër.
"Mesazhet audio të dërguara duke përdorur këtë modalitet do të mund të luhen vetëm një herë. Siç ndodh me shikimin një herë të imazheve dhe videove", shkruhet në një deklaratë.
Kjo veçori do të sigurojë privatësi dhe siguri më të mirë të komunikimit për përdoruesit e saj pasi mesazhi audio do të lejohet të luhet vetëm një herë, duke zvogëluar rrezikun që dikush tjetër të jetë në gjendje të dëgjojë ose të hyjë në voice më vonë.