Tech

WhatsApp mund të bëhet me pagesë

WhatsApp mund të bëhet me pagesë

Shërbimi i mesazheve WhatsApp po studion mundësinë e tarifimit të shërbimit të tij, por nuk do të jetë për të gjithë përdoruesit.

Sipas renditjes së aplikacioneve të mesazheve, ky shërbim pjesë e Meta, ka dy miliardë përdorues në muaj, gjë që e ka bërë një mjet themelor komunikimi.

Sipas informacioneve të publikuara nga portali i specializuar WABeta Info, kompania ka bërë progres në studimin e një strategjie që parashikon tarifimin e shërbimeve WhatsApp.

Por kjo do të jetë efektive veçanërisht për ata klientë që përdorin shërbimin WhatsApp Business , domethënë për modalitetin e biznesit.

Ky mjet përdoret veçanërisht nga kompanitë, si dhe restorantet, dyqanet dhe modele të tjera biznesi, të cilat përdorin këtë sistem mesazhesh për të mbajtur kontakte me klientët e tyre.

Megjithatë një datë e parashikuar për tarifën fillestare për këtë shërbim nuk dihet.