Tech

Whatsapp nuk do të jetë më i disponueshëm për këta telefona në tetor

Whatsapp nuk do të jetë më i disponueshëm për këta

Heqja e Whatsapp në telefonat iPhone 5 dhe iPhone 5c është planifikuar për në tetor 2022. Pronarët e këtyre modeleve nuk do të jenë më në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe përmes aplikacionit. Kjo sepse të dy modelet operojnë me iOS 11 dhe në 24 tetor 2022 Whatsapp do të heqë mbështetjen për to.

Whatsapp nuk do të jetë më i disponueshëm për këta

Kjo u raportua nga faqja WabetaInfo , e cila ka konsultuar politikat e reja të përdorimit të Whatsapp. Zgjidhja e vetme për të vazhduar përdorimin e aplikacionit për ata që zotërojnë modelet e lartpërmendura do të ishte blerja e pajisjeve të reja.

Whatsapp nuk do të jetë më i disponueshëm për këta

Siç shpjegon WabetaInfo:

Heqja e mbështetjes për disa versione të iOS është e nevojshme për të ndjekur veçoritë më të fundit të implementuara në Whatsapp . Duke përmirësuar në një version të fundit, përdoruesit përfitojnë gjithashtu nga arnimet e sigurisë. Përditësimi i sistemit tuaj rekomandohet gjithmonë ".

Tiranapost.al