Tech

Whatsapp po bën ndryshimin e ëndërruar. Askush nuk do ta shikojë je apo s`je online

Whatsapp po bën ndryshimin e ëndërruar. Askush nuk do ta

WhatsApp është duke punuar për të ofruar atë që na duhej prej kohësh: mundësinë për të fshehur statusin “online”.

Përdoruesit do të kenë mundësinë të fshehin statusin e tyre dhe të mos jenë të detyruar t`i përgjigjen dikujt apo të tjerë ta shikojë se kur janë online e kur jo.

Sipas informacionit që WABetaInfo jep deri tani, veçoria e re e statusit “online” do t'ju japë mudësinë të lejoni njerëzit që dëshironi t`jua shikojnë statusin dhe të bllokoni nga ky opsion ata që nuk doni ta shikojnë statusin tuaj në kohë reale. Njësoj siç edhe me “last seen”, pra herën e fundit që keni hyrë në aplikacion.

Të gjitha këto ndryshime po bëhen për hir të ruajtjes dhe mbrojtjes së privatësisë. Askush nuk ka pse të përgjigjet, atëherë kur nuk do.