Tech

‘Wordle’ është fjala më e kërkuar në Google për 2022-shin

‘Wordle’ është fjala më e kërkuar në Google

Loja Wordle dhe gjetja e fjalëve ka nxitur kurizitetin e njërëzve për të mësuar përkufizimin e saj.

Wordle u kurorëzua në vendin e parë si termi më i kërkuar i Google në botë në vitin 2022.

Kërkimet u zbuluan nga gjigandi i teknologjisë në raportin e tyre vjetor Year in Search.

Wordle në fakt nuk ka asnjë përkufizim, është thjesht emri që i është vendosur lojës.

E lançuar nga inxhinieri i softuerit Josh Wardle në vitin 2021, thjeshtësia e lojës së përditshme të fjalëve ka gjetur tërheqje masive.

Përdoruesve u jepen maksimumi gjashtë përpjekje për të marrë me mend fjalën e ditës. Është gjithmonë një fjalë me pesë shkronja dhe fjala është e njëjtë për të gjithë.

Ngjarjet e mëdha gjithashtu patën një ndikim në kërkimet në internet.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II në shtator u rendit në pesëshen e parë për interesin e përgjithshëm global të kërkimit. Ukraina ishte termi i tretë më i kërkuar.

Për sa i përket të famshmëve, Johnny Depp kryesoi listat e interesit të kërkimit midis aktorëve.

Depp u pasua nga Will Smith, i cili u bë kryefjalë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock drejtpërdrejt në skenë përpara miliona njerëzve në Academy Awards.