Zbulohet AI që bën parashikime 15 ditore të motit me saktësi
Një model i ri i motit i bazuar në inteligjencën artificiale mund të japë parashikime 15-ditore me saktësi dhe shpejtësi të pakrahasueshme – përmes aplikacioneve që mund të shpëtojnë jetën ndërsa ndryshimet klimatike rriten, tha sot Google.
“GenCast”, i shpikur nga laboratori kërkimor i inteligjencës artificiale me qendër në Londër, “Google DeepMind” shfaqi aftësi më të mira parashikimi krahasuar me modelin aktual, tha sot kompania.
Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit me Distanca të Mesme (ECMWF) ofron parashikime për 35 vende dhe konsiderohet si një pikë referimi globale për saktësinë meteorologjike.
Por “DeepMind” tha që “GenCast” e tejkaloi saktësinë e parashikimeve në më shumë se 97% të 1320 skenarëve të botës reale nga viti 2019. Detajet e gjetjeve të tij u botuan në “Nature”, një revistë kryesore shkencore.
Shefja e ECMWF Florence Rabier tha se projekti ishte një “hap i parë” drejt integrimit të IA-së në parashikimin e motit.
“Ne po përparojmë vit pas viti. Çdo metodë e re që mund të përmirësojë dhe përshpejtojë këtë progres është jashtëzakonisht e mirëpritur në kontekstin e presioneve ekstreme të ndryshimeve klimatike”, tha ajo.
Modeli u testua për katër dekada dhe mund të ofrojë një parashikim 15-ditor në vetëm tetë minuta – krahasuar me orët që duhen aktualisht.