Tech

Zuckerberg njofton ndryshime të reja në WhatsApp

Zuckerberg njofton ndryshime të reja në WhatsApp

WhatsApp njoftoi sot se përdoruesit tani mund të regjistrojnë dhe ndajnë video të shkurtra direkt në biseda.

"Video mesazhet janë një mënyrë për t'iu përgjigjur bisedave në kohë reale dhe për të thënë atë që dëshironi në 60 sekonda. Besojmë se ato do të jenë një mënyrë argëtuese për të ndarë momente ose për të dhënë lajme të mira. Në praktikë, funksioni është një evolucion i mesazheve zanore të cilat, kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë falë mundësisë për të ndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt", shpjegoi Zuckerberg.

Dërgimi i një mesazhi video është si dërgimi i një mesazhi zanor. Thjesht klikoni për të kaluar në modalitetin e videos dhe mbajeni për të regjistruar.