Tech

Zuckerberg paralajmëron se do pushojë nga puna 5% të stafit të Meta

Zuckerberg paralajmëron se do pushojë nga puna 5% të stafit

Kompania e teknologjisë Meta, pronare e rrjeteve Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të pushojë nga puna rreth pesë për qind të punonjësve me performancën më të ulët të kompanisë.

Sipas raportit për tremujorin e fundit, Meta punësoi rreth 72 mijë persona, pra një shkurtim pesë për qind i vendeve të punës do të prekë afërsisht 3600 persona. Punonjësit e prekur do të njoftohen deri më 10 shkurt, raporton Tech Crunch.

“Vendosa të rris nivelin e menaxhimit të performancës dhe të largoj më shpejt performuesit e dobët”, tha Zuckerberg në një memo.