Aktualitet

Tek ky lokal në Sidnej s`të leverdis ta përdorësh telefonin

Tek ky lokal në Sidnej s`të leverdis ta përdorësh telefonin

Këto fytyra të mërzitura me shumë mundësi janë detyruar nga babai, i cili do paguajë faturën, për t`i kyçur telefonat tek ky kafazi. Fotoja është bërë virale në rrjet duke qenë se është shkrepur në një restorant ku ofrohet 10% zbritje e faturës dhe verë falas nëse i dorëzon celularët. Me pak fjalë shih me sy e plas me zemër.

Ndërkohë që e mira është që mund të shijosh ushqimin e ngrohtë dhe bisedat me miqtë në tryezë.

Ideja e pronarit është që t`i lidhë më shumë me njëri-tjetrin njerëzit që ulen për të ngrënë aty. Ndaj edhe e ka quajtur “Contact Bar and Kitchen”.

Ky nuk është i vetmi lokal që ofron këtë mundësi. Një restorant në izrael e zbret 50% faturën nëse klientët i dorëzojnë telefonat që sa hyjnë në të.

*Ky post u përshtat nga Business Insider dhe është realizuar nga Fabjola Hije.