Aktualitet

Foto/ Tension në Shkozë, shembet banesa e dytë

Foto/ Tension në Shkozë, shembet banesa e dytë

Mëngjesi nisi i tensionuar për banorët e Shkozës, pasi kërkohet prishja e disa banesave një prej të cilave u shemb sot.

Forca policie dhe FNSH kanë rrethuar disa nga banesat, që do të prishen nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Prishja e këtyre banesave bëhet për t’i hapur rrugë projektit të Unazës Lindore të kryeqytetit. Ndërkohë banorët janë shprehur se rezistenca e tyre është pasi nuk kanë marrë më parë vendimin.

Një ditë më parë në këtë zonë u shemb një nga banesat, ndërsa familjarët e shtëpive të tjera qëndruan sipër tarracës për të mos lejuar ndërhyrjen e forcave të IKMT./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/prishja-e-banesave-ne-shkoze-perplasje-mes-banoreve-dhe-policise/