Aktualitet

Foto/ Turqia zgjohet me 22 viktima dhe mbi 1000 të plagosur nga tërmeti (Situata sot)

Foto/ Turqia zgjohet me 22 viktima dhe mbi 1000 të plagosur nga

Me imazhe që të kujtojnë tragjedinë që ndodhi në Shqipëri më 26 nëntor, mediat raportojnë bilancin e viktimave dhe të plagosurve nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë që tronditi mbrëmë Turqinë.

Deri më tani raportohen 22 viktima dhe 1030 të plagosur, ndërsa mbi 30 persona kanë mbetur nën rrënojat e pallateve, sipas ministrit të Brendshëm turk.

Epiqendra e tërmetiti ishte në provincën Elazig, në lindje të kryeqytetit Ankarasë.

Grupet e shpëtimit nga qytetet fqinje kanë mbërritur në vendin e prekur nga tërmeti, duke punuar gjatë natës për shpëtimin e personave të ngecur mes rrënojave. Qindra rezidentë kanë mbetur pa shtëpi ose me banesa të dëmtuara.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, 13 persona kanë vdekur në Elazig, dy të tjerë kanë pësuar atak kardiak dhe pesë të tjerë kanë ndërruar jetë në Malatya. Në total 553 persona janë lënduar, 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Rreth 100 ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti në dy provincat e shtetit turk.

Greqia fqinje i ka ofruar ndihmë duke dërguar grupet e kërkim-shpëtimit. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkroi mbrëmë se janë marrë të gjitha masat që të sigurohet nga tërmeti i regjistruar në Elazig të ketë sa më pak viktima.

Një nga banorët kanë treguar momentet e tmerrit që përjetuan:

“Ishte shumë e frikshme, mobiliet po binin mbi ne. Nxituam për të dalë jashtë. Shpresojmë që mos të ketë më shumë viktima”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/rendohet-bilanci-15-viktima-mbi-300-te-plagosur-nga-termeti-ne-turqi-erdogan-zoti-qofte-me-kombin-tone/