Aktualitet

Tërmeti nuk parashikohet, por postimi i sizmologut 12 orë para atij në Turqi shtang botën

Tërmeti nuk parashikohet, por postimi i sizmologut 12 orë para atij

Postimi paralajmërues i sizmologut grek, Gerasimos Chouliaras, 12 orë para tërmetit të fuqishëm 6.8 ballë të shkallës Rihter në Turqi, ka shtangur botën. Në Facebook ai shkroi paraditen e djeshme se kishte një mundësi prej 86.7% që atë ditë të binte tërmet në vendin aziatik.

Madje ai parashikoi se lëkundjet do të ishin më të fuqishme se 5.6 ballë të shkallës Rihter.

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rrezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”, shkruante sizmologu grek.

I pyetur nga mediat greke, ai  ka theksuar se tërmetet nuk mund të parashikohen, por sipas tij postimi është bërë duke analizuar tërmetet që kishin goditur Turqinë. / Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/termeti-6-8-balle-turqia-zgjohet-me-18-viktima-dhe-500-te-plagosur-situata-sot/