Aktualitet

Tërmeti/ PD kërkesë publike me 5 pika qeverisë dhe Bashkisë Krujë

Tërmeti/ PD kërkesë publike me 5 pika qeverisë dhe

Partia demokratike përmes një shkrese zyrtare drejtuar qeverisë dhe bashkisë së Krujës, shtron pesë pyetje për pesë çështje, dhe i kërkon që brenda 10 ditësh të jepet informacion për to.

Në kërkesën që mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, kërkohet informacion për dy pallate në Thumanë pas tërmetit të 21 shtatorit: kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

PD akuzon qeverinë se po hesht ndaj pyetjeve që shtrohen publikisht.

Shkresa e plotë nga PD:

Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?

Kujtojmë se sot Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja edhe si anëtar i zyrës operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka përgënjeshtruar nga Kruja deklaratat e Lulzim Bashës. Bejtja ishte sot në fshatin Rrëzë, njësia administrative Cudhi (Krujë), ku tha se ka përfunduar verifikimi i 28 banesave të dëmtuara nga tërmeti, prej të cilave 9 janë shpallur të pabanueshme.

Për mediat ai tha: 

Dëgjuam Kryetarin e Partisë Demokratike të thotë nga Kruja se duhen hapa konkretë.

Dua të them: Ne po bëjmë hapa konkret dhe i gjithë shteti është në gadishmëri për të gjetur zgjidhje.

Në Thumanë, ku fatkeqësisht patëm humbje të jetëve njerëzore për të cilat shprehim ngushëllim të thellë familjeve, 105 persona mbetën të pastrehë, në kushte emergjence ata u strehuan në kampe apo terrene sportive.

Menjëherë banorët u dërguan nga kampet për strehim në hotele të cilët u treguan të gatshëm për të bashkërenduar punën në këtë drejtim.

Sa i takon inspektimeve në terren:

Bashkia Krujë

Banesa të inpektuara: 2040 banesa

Të shpallura të pabanueshme : 701 shtëpi

Pallate të prishura : 8 në Thumanë

Pallatet : Të pabanueshëm : 8 ( që duhen prishur) Të dëmtuar rëndë : 47 pallate

2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?

4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?

5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo? / Tiranapost.al.

foto galeri