Aktualitet

Testi vetëm me alternativa. Lista e mësuesve që garojnë për gjuhët e huaja

Testi vetëm me alternativa. Lista e mësuesve që garojnë

Javën e ardhshme mësuesit e rinj të profileve të gjuhës angleze, frënge, gjermane, italiane si dhe profile instrumente muzikore dhe Arte Figurative do t’i nënshtrohen provimit të licencës.

Qendra Shërbimeve Arsimore ka publikuar listën me 500 kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen provimit nga data 11 deri në 15 nëntor.

Testimi mësohet se do të jetë me alternativa, për të mos lënë vende për debate për rezultatet. Kandidatët duhet të paraqiten në provim 30 minuta përpara nisjes së saj dhe duhet të jenë të pajisur me mjet identifikimi si dhe me mandatin që vërteton pagesën e tarifës së bashku me dy diplomat e të dyja cikleve që janë të domosdoshme.

Listat e plota gjuha angleze

Listat e plota gjuha gjermane 

 Listat e plota gjuha franceze

 Listat e plota instrumentat muzikore