Aktualitet

Thaçi: Serbia ta harrojë se mund ta ndajë Kosovën

Hashim Thaçi presidenti i Kosovës ka folur në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, duke thënë se është një çështje e vështirë dhe se dialogu nuk ka alternative deri në momentin që Serbia të njohë Kosovën si shtet.

Gjatë një intervistë për median kroate Nacional Thaçi ka kujtuar se ka udhëhequr luftën për çlirimin e Kosovës si dhe dialogun për fqinjësi të mirë më Serbinë.

 “Sepse kjo është domosdoshmëri. Kemi punuar për normalizim dhe pajtim, besoj se kjo mund të ndodhë me vështirësi të plotë. Dialogu s’ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës. Por, të dialogosh me Serbinë nuk është e lehtë”, ka theksuar Thaçi

Ai shton se Kosova e di që Serbia ka plan për ndarje të Kosovës, duke shtuar se ai moment për Serbinë nuk do të vijë dhe se fillimisht ka qenë provokimi me trenin që shkruantë Kosova është Serbi.

 “Hapi tjetër ka qenë ndërtimi i murit, hapi tjetër futja e paramilitarëve në Veri të armatosur dhe me krijuar realitete të ndarjes së Kosovës. Por, e theksoj se është fat që falë vendosmërisë sonë treni është ndalë me dhjetëra kilometra larg kufirit me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Më tutje ai vijon duke thënë se Serbia nuk di të fitojë luftëra, por vetëm ti fillojë. “Por, kur flasim për luftëra, të gjithë e dimë se Serbia nuk din me fitu luftëra, din me fillu, por nuk din me fitu.  Edhe këto përpjekje i ka humbur në raport me Kosovën. Privatisht në të gjitha takimet që kam me lidershipin e Serbisë, ata pranojnë që Kosova është e pavarur, me të gjithë. Të gjithë e dijnë që Kosova do të hyjë në NATO dhe Bashkim Evropian, por secili këqyr si me nxjerrë fytyrën e vet”, ka thënë Thaçi. E.B

photo_verybig_140448