Showbiz

Thashethemet më bënë VIP

Thashethemet më bënë VIP

Thashethemet janë si puna e reklamës, që nuk të bën kurrë dëm, dhe dëshmia e kësaj janë disa personazhe të showbizit tonë. Një lidhje dashurie, ose një thashethem shtatzënie të bën patjetër VIP. Siç bëri Alba Hoxhën. Ajo ishte një balerinë e talentuar edhe 2 vjet më parë. Ama sapo nxori ca foto të shkrepura në të njëjtin vend ku shkrepte dhe Albi Nako (që ishte në fokus prej ndarjes nga Klaudia), i rrotulloi gjithë portalet pas vetes. U bë dhe vajza e motit dhe pastaj doli në intervistë e tha se me Albin janë thjesht miq, kolegë dhe s`kanë qenë asnjëherë asgjë më shumë.

[caption id="attachment_433303" align="aligncenter" width="714"] Alba Hoxha dhe Albi Nako, foto nga Instagrami[/caption]

Siç mbase nuk ishin kurrë asgjë as Kiara Tito me Butrint Imerin, por që thashethemet për një lidhje mes të dyve i bëri të famshëm brenda natës.

[caption id="attachment_433306" align="aligncenter" width="577"] Kiara Tito dhe Butrint Imeri, foto nga Instagrami[/caption]

Kështu u bënë të njohur edhe të ashtuquajturit “Binjakët e Al Pazarit”. Thashethemet për lidhjet respektive me Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin i bënë jo vetëm të njohur, por më në fund edhe të dallueshëm nga njëri-tjetri. Se tani njerëzit u referohen: ky i Borës dhe ai i Jonidës. Edhe pse të dyja palët ende s`kanë konfirmuar gjë. Thashethemet, të vërteta ose jo, e bënë punën e tyre dhe e qanë madje.

[caption id="attachment_433304" align="aligncenter" width="712"] Romeo, Donald Veshaj dhe Jonida Maliqi[/caption]

[caption id="attachment_433305" align="aligncenter" width="715"] Romeo, Donald Veshaj dhe Bora Zemani[/caption]

A e kishte dëgjuar dikush më parë emrin e Eduart Grishajt? Ai ishte operatori i programit “Dua të të bëj të lumtur”, pastaj u bë regjisori i tij, ama ishte lidhja me Arbanën që e bëri të njohur.

[caption id="attachment_433307" align="aligncenter" width="565"] Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, foto nga Instagrami[/caption]

Asnjë këngë, asnjë program, asnjë foto e bukur në Instagram nuk shet më shumë se sa një thashethem. Lum ata që e kanë kuptuar.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije