Art dhe Kulturë

The Guardian vlerëson veprën e Kadaresë Kukulla: një kujtim magjepsës i një dashurie të vështirë

The Guardian vlerëson veprën e Kadaresë Kukulla: një kujtim

The Guardian, media prestigjioze britanike ka publikuar një artikull për veprën e autorit shqiptar Ismail Kadare, me titull: Kukulla, që do të botohet edhe në gjuhën angleze me datë 23 janar.

Image result for Kukulla Ismail Kadare

The Guardian bën një përshkrim të stilit të Kadaresë, ku shkruan se Kukulla ( The Doll) romani autobiografik i Kadaresë, të duket në pamjen e parë si një kujtim i përshkruar me elegancë, pak i hidhur e me ndjenja nostalgjie për një vendlindje të humbur prej kohësh.

Lexoni më poshtë artikullin nga The Guardian:

Kadare i referohet vendlindjes së tij, qytetit shqiptar të Gjirokastrës, saktësisht shtëpia e paraardhësve të prindërve të tij, në një ndërtesë prej guri, e ftohtë por historike që ndan dy gra të cilat duhet të jetonin aty. Nga njëra anë gjyshja e Kadaresë, ajo që kishte autoritetin në shtëpi që nuk pranon të largohet nga vendi, dhe nga ana tjetër, nëna e tij, që përfaqëson personazhin ( Kukulla) e cila futet në atë shtëpi, si nuse e pambrojtur, e mbingarkuar, që i duhej të duronte autoritetin dhe sundimin e gjyshes së vrazhdë, teksa mendonte se: Ajo shtëpi të han!

Është një konflikt i heshtur por i ndjerë thellësisht.

Kukulla është një vepër e autorit që me gjenialitetin e tij rrëfen plot detaje imponuese të jetës në një Shqipëri në tranzicion, ku qytetaria pajtohet me ndryshimet e sundimit komunist me në krye Enver Hoxhën, nën mbështetjen e sovjetikëve. Aty tregohet edhe një histori e vitit 1953, kur prezervativët mbërritën për herë të parë në farmaci: Kishte udhëzime kontradiktore që i lejonin nga njëra anë dhe i ndalonin nga ana tjetër. Dyshohej se mund të ishte një provë për të identifikuar problemet e luftës së klasave pas vdekjes së Stalinit.

Por më pas u kuptua se gjithçka ishte e lidhur me të drejtat e grave (Rosa Luxemburg, etj), dhe pas disa hezitimeve nga komiteti i partisë nëse duhet të këshilloheshin komunistët për të shmangur farmacinë dhe të largoheshin nga ato ‘copa prej gome’ në borgjezinë gjithnjë e më të shkatërruar, gjithçka u kthye në normalitet.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë share artikullin nga The Guardian për veprën e Kadaresë.

Artikullin e plotë e gjeni në linkun këtu, nga The Guardian. / Tiranapost.al.