Aktualitet

Thoshin se nuk bëhej dot! Presidenti amerikan Trump reagon për marrëveshjen e fluturimeve Prishtinë-Beograd

Thoshin se nuk bëhej dot! Presidenti amerikan Trump reagon për

Presidenti Amerikan Donald Trump e konsideron një tjetër fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për rivendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve, Prishtinë-Beograd.

Në një postim mbrëmë nga Twitteri, presidenti Trump shkruan se të gjithë thoshin se kjo marrëveshje nuk bëhej dot; por për herë të parë tanimë në një gjeneratë, do të ketë fluturime të drejtpërdrejta mes dy vendeve.

Mesazhi i presidentit Trump:

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”

Trump falenderon Ambasadorin Robert O’Brien, këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë si Ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.

Ishin dipolomatët amerikanë ata që ndërmjetësuan nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, në vazhdën e përpjekjeve për të përmirësuar lidhjet ekonomike mes tyre.

Kjo marrëveshje e komentuar gjerësisht dje, si në Kosovë ashtu në Shqipëri, u nënshkrua nga sektretari shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë, Milun Trivunac dhe Eset berisha, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil në Kosovës, në amasadën amerikane të Berlinit.

Të pranishëm në aktin e nënshkrimit ishin ambasadori i SHBA-ve në Berlin, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi si dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/vucic-u-pergjigjet-kritikave-per-fluturimet-prishtine-beograd-shmangem-njohjen-e-kosoves/

http://www.tiranapost.al/kryeministri-rama-mesazh-ne-twitter-per-fluturimet-prishtine-beograd/