Qyteti

Tip artisti apo fitness-i, kjo fundjavë ka aktivitete për secilin

Tip artisti apo fitness-i, kjo fundjavë ka aktivitete për secilin

Rruga Drejt Suksesit - nga Vasil Naçi (8-10 nëntor, 13:30)

Expocity Albania

Event – trajnim 3-ditor dedikuar rritjes & zhvillimit

Një kombinim unik i përvojës dhe njohurive të Vasil Naçit, me praktikat dhe mësimet më të mira nga trajnues me famë botërore.

Cryptoparty Tirana 2019 (8 nëntor,  09:00 - 16:00)

Open Labs Hackerspace

CryptoParty është një lëvizje e decentralizuar me aktivitete të cilat ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është transferimi i dijeve tek sa më shumë individë për të mbrojtur veten në botën digjitale. Kjo përpjekje globale synon të prezantojë tek publiku i gjerë bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë, si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve kur navogoni në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut, rrjetet private virtuale (VPN) etj. Projekti konsiston fillimisht në një seri workshopesh të hapura dhe falas për publikun.

6th Fitness Weekend (9 nëntor, 09:00 - 21:00)

Parku Olimpik

MP Balatsinos ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes organizojne per here te pare ne Shqiperi 6th MP Balatsinos Fitness Event. Hyrja eshte falas.

Ndeshja Tirana-Vllaznia (8 nëntor,  18:00 - 19:45)

Stadiumi Selman Stermasi

Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00. Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve.

Ekspozitë Martin Stommel | Lust And Expectation (21 tetor - 15 nëntor)

Toptani

Ekspozimi i një përzgjedhjeje të veprave të Stommel-it në Gallery70 në Tiranë është frymëzuar nga bota e kërcimit dhe lëvizjes. “Shformimi i trupit, qoftë ky në veprim apo në gjendje qetësie, përmban për mua esencën e natyrës njerëzore dhe gjendjes emocionale. Trupi i spërdredhur është një subjekt elegant, ai është i bukur dhe përcjell gjithashtu bukuri. Dhe akti i admirimit të bukurisë është një luftë plot epsh dhe pritshmëri. Ajo është për ne një kujtim, një shpirt që na prek nga e shkuara e largët, ndoshta diçka e ngjashme si “Epoka e Artë”, thotë Stommel.

Martin Stommel lindi në vitin 1969 në qytetin e Bonn-it. Në vitet 1994 -1997 Stommel studioi fillimisht në Akademinë Shtetërore të Arteve në Mynih. Në 1988 ai i transferoi studimet në Universitetin e Arteve në Berlin (UdK). Në vitet 2001-2007 Stommel ra në kontakt me botën e cirkut, çka e shtyu atë të realizonte një seri pikturash dhe grafikash të artistëve të cirkut si dhe skenave në arenën e cirkus. Ai portretizoi klounët më të njohur të kohërave tona si Oleg Popov, Francesco Caroli, David Larible ose Fumagalli, sidomos në bashkëpunim me Bernhard Pauls Circus Roncalli. Veprat e Stommel-it ndodhen në shumë hapësira publike dhe në mjaft koleksione private. Gallery70 dhe Ambasada Gjermane në Tiranë sjellin disa vepra të tij, bashkë me vetë artistin në Tiranë. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar përzemërsisht në hapjen e ekspozitës si dhe në bisedën me artistin.

Filmat: 

GEMINI MAN

JOKER

MALEFICENT: MISTRESS OF EVIL

SEDËR

A SHAUN THE SHEEP MOVIE: FARMAGEDDON

RAMBO: LAST BLOOD