Aktualitet

Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë!

Tirana vishet me ngjyrat e dashurisë!

Edhe ky Shën Valentin e gjen Tiranën me një dekor të veçantë. Bashkia e Tiranës, ashtu si edhe vitet e kaluara, ka menduar që të mundësojë një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përcjell foto të disa prej instalacioneve të vendosura në kryeqytet, duke i uruar të gjithëve sa më shumë dashuri.

“Tirana L❤VE vibes! Gëzuar Shën Valentinin dhe sa më shumë dashuri në zemrat tuaja! ??❤???❤, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Përgjatë kësaj fundjave, sheshi “Skënderbej” fton në hapësirën e tij të gjithë qytetarët apo vizitorët e Tiranës, që të mund të shkrepin fotot sa më të bukura pranë instalacioneve të vendosura aty. / Tiranapost.al. 

https://www.instagram.com/p/B8ikUPahmOY/?utm_source=ig_web_copy_link