Lajme nga Bota

Tradita e veçantë mes kryeministrit dhe Mbretëreshës së Britanisë me 'Kissing Hands'

Tradita e veçantë mes kryeministrit dhe Mbretëreshës

Pas fitores së partisë Konservatore (Tory) që siguroi 365 vende në parlament dhe tani ka shumicën prej 80 përfaqësuesish në House of Common, me në krye kryeminsitrin Boris Johnson, ky i fundit shkoi e takoi mbretëreshën Elisabeth, e cila e ftoi në rrugë zyrtare për ti kërkuar të formojë qeverinë e re në emër të saj.

Image result for Boris Johnson Queen

Dhe ashtu siç ishte njoftuar më parë nga Doëning Street, nëse konservatorët fitonin zgjedhjet, hapja zyrtare e parlamentit dhe fjalimi i mbretëreshës do të zhvillohet ditën e enjte me datë 19 dhejtor, por me elementë të reduktuar ceremonialë. Kjo për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjeve për Krishtlindjet. Kjo ceremoni mund të sjellë edhe anulimin e mbretëreshës e cila ka planifikuar me datë 19 një udhëtim në Sandringham bashkë me familjen.

Kjo nuk është hera e parë që Boris Johnson ?i prish punë? Mbretëreshës Elisabeth. Në fillim të kësaj vere, ajo shtyu udhëtimin për në Balmoral që të takohej me kryeministrin britanik për herë të parë.

Por ka një traditë të veçantë mes mbretëreshës dhe kryeministrit të zgjedhur të Britanisë. Pasi mbretëresha i kërkon të formojë qeverinë dhe kryeministri i përgjigjet PO, zhvillohet një ceremoni e shkurtër e njogur si Kissing Hands.

Image result for Queen Kissing Hands prime minister

Në gjeneratat e mëparshme, kërkohej që fituesi i zgjedhjeve të puthte fizikisht duart e monarkes 93 vjeçare, por sidoqoftë, sot është thjesht një simbolikë, ky kryeministri i ri i prek duart dhe i përulet duke ulur kokën. Ky gjest tregon se qeveria e Britanisë është gati të formohet.

Image result for Boris Johnson Queen

Takimi mes të dyve zgjati 35 minuta, e më pas Johnson u kthye në Doëning Street ku u prit nga deputetët dhe stafi i tij. Por ai tani përballet me detyrën më të vështirë, që ka mbajtur pezull Britaninë por edhe Europën prej 3 vitesh. Ka detyrën të sigurojë Brexit, daljen e Britanisë nga BE deri me 31 janar. Vetë Johnson ka premtuar se do i japë fund kësaj çështje: Me apo pa marrëveshje. / Tiranapost.al.