SPORT

Trajneri i Skënderbeut: Europa nuk na do, arbitri na masakroi se jemi shqiptarë

Trajneri i ekipit të Skënderbeut, Ilir Daja në një intervistë të dhënë pas përballjes me Young Boys ka shprehur pakënaqësinë e tij me gjykimin në këtë ndeshje të vlefshme për Europa League.

Daja ka ngritur pretendimin se arbitri ka penalizuar Skënderbeun dhe se duhet të kishte dhënë disa penallti të pastra që mund të evidentohen nga çdokush që pa ndeshjen. Tekniku i korçareve ka thënë se shkaku për këtë keqarbitrim është racizmi ndaj shqiptarëve që fillon që nga mosdhënia e vizave.

“Europa na do kaq shumë, saqë problemi fillon që tek mosdhënia e vizave. Sot nuk kishim asnjë sulmues. Soue i dëmtuar dhe Xhejms nuk mori vizë, nuk kishim asnjë sulmues sot. Në minutën e 74-t patëm një rast për penallti, por arbitri na kërcënon se do hapë raport pas ndeshjes. Normale që na vjen keq kur gjërat shkojnë kështu, pasi kemi filluar një punë që nga fillimi i qershorit. Do dëshironim ta mbyllnim në vendin e tretë. Por nuk kemi çfarë bëjmë, me këtë pashaportën tonë, edhe oficerët e Uefas janë shumë dashamirës.”- ka thënë Ilir Daja për gazetaren e TVSH. K.H/ tiranapost.al