Aktualitet

Tre kompanive celulare do t’i testohet cilësia e telefonatave dhe internetit

Tre kompanive celulare do t’i testohet cilësia e telefonatave dhe

Kompanitë celulare do të testohen për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë te konsumatori. Kështu njoftoi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në një njoftim bën me dije se matjet e cilësisë do të kryhen për thirrjeve telefonike si dhe atë të shërbimit me internet.

“Matjet duhet të jenë për të gjitha teknologjitë që janë të autorizuara nga AKEP (2G/3G /4G). Thirrjet me zë do të kryhen sipas metodës M2M, pra në lëvizshmëri të plotë. Rrjeti i preferuar të jetë 4G”, thuhet në dokumentin e AKEP.

Testet duhet të kryhen në lëvizshmëri dhe duhet të përfshijnë gjithë zonat urbane dhe ato jo urbane, kurse testet për thirrje dhe internet do të ekzekutohen në të njëjtën kohë për secilin operator, duke përfshirë të gjithë rrugën që kryhet.

Sipas njoftimit vëmendje do të ketë në zonat turistike, si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Riviera, Valbona, Vermoshi, Thethi, Lura, Llogoraja, Dardha, Voskopoja./ Tiranapost.al