Aktualitet

Tre lëkundje tërmeti u regjistruan gjatë natës, IGJEUM publikon të dhënat

Tre lëkundje tërmeti u regjistruan gjatë natës, IGJEUM

Tre lëkundje tërmeti u regjistruan gjatë natës në vend, me epiqendër në Fushë-Krujë dhe në Korçë.

Lëkundjet janë shënuar pas atij të mbrëmjes së të martës me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.

Sipas IGJEUM lëkundja e fundit është regjistruar në orën 06:55 me magnitudë 3 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Nikolicë të Korçës.

Në orën 02:13 është shënuar një lëkundje me magnitudë 1.5 të shkallës Rihter në Derven, në Fushë-Krujë, ndërsa në orën 4:20 është regjistruar një lëkundje me magnitudë 2 të shkallës Rihter, në Veri Perëndim të fshatit Bubq.

Kujtojmë se lëkundjet e një nate më parë shqetësuan banorët të cilët vendosën që të dilnin jashtë, ndërsa të tjerë u larguan nga shtëpia për të qëndruar me makinë në disa nga akset ku nuk ka ndërtesa./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/sizmologu-koci-ishte-post-termet-i-26-nentorit-do-kete-aktivitet-sizmik-se-ka-ngelur-energji/

http://www.tiranapost.al/fjalet-e-dom-gjergjit-per-tu-qetesuar-sonte-pas-termetit/

http://www.tiranapost.al/video-banoret-e-komunes-se-parisit-me-shume-pallate-qendrojne-jashte-nga-frika-e-termetit/

http://www.tiranapost.al/foto-termeti-4-9-rihter-nxjerr-qytetaret-nga-shtepite-lekundjet-ndihen-deri-ne-maqedonine-e-veriut/