Aktualitet

Tre makina përplasen në Balldre të Lezhës, të plagosurit në gjendje të rëndë

Tre makina përplasen në Balldre të Lezhës, të

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Balldre të Lezhës. Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por pritet që policia të nisë hetimin e të zbardhë ngjarjen e plotë.

Siç raportojnë mediat televizive në vend, të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.

Sqarim: Fotoja cover ilustruese. / Tiranapost.al.