Aktualitet

Tre mocione në Parlamentin holandez kërkojnë t’i thuhet “JO” Shqipërisë

Tre mocione në Parlamentin holandez kërkojnë t’i thuhet

Këtë të enjte sipas “Top Channel”, tre deputetë të Parlamentit holandez depozituan 3 mocione bllokues për çeljen e negociatave BE- Shqipëri.

Në këto mocione i kërkohet qeverisë të votojë kundër, qoftë edhe çeljes me kushte, në mbledhjen e 17-18 tetorit.

Në këtë mbledhje Holanda nuk do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë, për shkak të axhendës, por nga ambasadori i saj në BE. Ky i fundit nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE-së do të kërkojnë ndryshim të qëndrimit.

Por nga ana tjetër, në mbledhjen e fundit të Parlamentit holandez u vendos se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në një artikull të “Reuters”, që bazohet te një diplomat emri i të cilit nuk bëhet publik, thuhet se Franca është e të njëjtit mendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë duke mos hapur dritën jeshile për negociatat./ Referuar TCH/ Tiranapost.al