Lajme nga Bota

Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel në Mjekësi dhe zbulimi i tyre do shpëtojë shumë jetë njerëzish

Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel në Mjekësi dhe

Tre shkencëtarë, William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza fituan çmimin Nobel për Mjekësinë për 2019, pasi zbuluan një proces themelor në jetën e kafshëve, atë sesi reagojnë qelizat ndaj oksigjenit.

Ata i fituan në të njëjtën kohë çmimet e Nobelit lidhur me Fiziologjinë ose Mjekësinë, për zbulimet e tyre duke identifikuar makineritë molekulare, që u lejojnë qelizave sesi t'ju përgjigjen niveleve të ndryshme të oksigjenit. Kërkimet e tyre aplikohen në trajtimin e anemisë, po ashtu në të gjeturit e mënyrave të reja për të penguar rritjen e tumoreve duke u kthyer në kancer.

“Këto zbulime themelore kanë rritur së tepërmi kuptimin tonë sesi i përshtatet trupi ndryshimit dhe zbatimet e këtyre gjetjeve po fillojnë të ndikojnë në mënyrën sesi trajtohet mjekësia", tha në Stokholm sot Randall Johnson nga Instituti Karolinska, i cili është në komitetin e përzgjedhjes së çmimeve Nobel.

Tre shkencëtarët fitues do të ndajnë një çmim prej 908.000 dollarë mes tyre për kërkimet e bëra. Fituesit e tjerë për Nobel-in në Shkencë do të bëhet e ditur më vonë gjatë kësaj jave, ajo për Fizikën nesër, ndërsa ajo për Kiminë të mërkurën. /Burimi BuzzFeedNews /Tiranpost.al