Aktualitet

Trego me kë po del dhe ku: Tinder shton edhe opsionin e Panikut për takimet që shkojnë keq

Trego me kë po del dhe ku: Tinder shton edhe opsionin e Panikut për

Duke filluar nga 28 Janari përdoruesit e aplikacionit të njohjeve, Tinder do të njihen me risitë më të fundit të aplikacionit. Me platformën e re bashkëpunuese Noonlight, ata do mund të tregojnë se kur dhe ku po shkojnë. Gjithashtu edhe emrin e personit të cilin e kanë takuar në aplikacionin e Tinderit dhe kanë vendosur ta njohin më tepër në jetën reale, larg ekranit të telefonit.

Për çdo rast, përdoruesit do ketë mundësi edhe të lajmërojnë nëse janë në një situatë jo të mirë, apo në rastet kur në atë takim po ndjejnë panik dhe në momentin kur kjo ikonë shtypet apo aktivizohet do të lajmërohen shërbimet e urgjencës që më pas njofton automatikisht autoritetet.

Tinder gjithashtu po teston një mjet të ri të verifikimit të fotove, që përdoruesit të sigurohen që po flasin pikërisht me atë person që është në foto, para se të vendosin të takohen.

Kjo risi thuhet të jetë vendosur për shkak të sigurisë së përdoruesve dhe takimeve të tyre me persona që i njohin në aplikacion, por që në të vërtete nuk dihet se si mund të jenë. / Tiranapost.al. 

Safety Center will roll out to US users in late January.