Lajme nga Bota

Truproja e Papës dorëhiqet për skandalin me financat, por ç'duhet të dimë për Domenico Giani-n?

Truproja e Papës dorëhiqet për skandalin me financat, por

Skandali i fundit i Vatikanit me financat ka sjellë dhe viktimën e parë. Është truproja e Papa Françeskut, shefi i Sigurisë në Selinë e Shenjtë që ka dhënë dorëheqjen pas dokumenteve të publikuara në mediat italiane, ku pretendohet se zyrtarë në Vatikan i kanë shpërdoruar. Truproja e Papës quhet Domenico Giani, është 57 vjeç, i cili mohon të jetë i përfshirë, por njoftoi dorëheqjen për të mos penguar hetimin e autoriteteve dhe për të mos cenuar figurën e Papës.

Image result for Domenico Giani

Sipas mediave, italiane, janë pesë punonjës të përfshirë në skandal, të cilët janë pezulluar nga puna për shkak të hetimit. Personi që publikoi dokumentet për revistën italiane L’Espresso mbetet anonim.

Image result for Domenico Giani

Por kush është truproja e Papës?

Giani është një veteran, që ka shërbyer prej 20 vitesh në shërbimet për sigurinë në Vatikan. Ka mbrojtur e shoqëruar Papën në qindra dalje publike të tij, por edhe udhëtime nëpër botë. Giani ka qenë edhe truproja e Papa Benediktit XVI . Për të flitet se është një nga njerëzit më besnikë dhe më të përkushtuar në Selinë e Shenjtë.

Në lidhje me skandalin, mediat italiane shkruajnë se janë zbuluar parregullsi financiare në lidhje me një marrëveshje të pasurive të patundshme në Londër, që rezultoi në humbjen e miliona dollarëve dhe ankesa fillimisht u bë nga zyrtarët e Bankës së Vatikanit. Marrëveshja ka ngjallur dyshime në lidhje me financat e Vatikanit dhe keqmenaxhimin financiar gjatë papatit të  Papa Benediktit.

Kohët e fundit Papa Françesku urdhëroi shkurtime për të lehtësuar deficitin prej 77 milionë dollarësh.  / CNBC/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Domenico Giani

Image result for Domenico Giani

Image result for Domenico Giani