Aktualitet

Tusk: Maqedonia e Veriut e bëri të veten, tani ka radhën Europa t'i hapë negociatat

Tusk: Maqedonia e Veriut e bëri të veten, tani ka radhën Europa

Para vizitës në Tiranë, ku në orën 15:00 do takohet me kryeministrin Rama, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe deputetë. Në konferencë për mediat, Tusk shprehu mbështetjen për negociatat, duke përmendur marrëveshjen historike me Greqinë për ndryshimin e emrit.

Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani e ka radhën Europa të përfundojë pjesën e saj. Tusk kujtoi përveç marrëveshjes edhe ballafaqimin me krizën e emigrantëve dhe tejkalimin e krizës politike në vend.

Tusk tha: Mbetem në qëndrimin që kam shprehur edhe në qershor,  vendi i juaj gjatë dy viteve të fundit bëri gjithçka që Europa priste nga ju për t’i filluar negociatat, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Kjo është edhe më tej se bindja ime, vendi juaj bëri çmos…Shkupi është vendi më i mirë nga ku dua të apeloj deri tek liderët e BE-së, tani ju duhet ta përmbushni pjesën tuaj, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut tanimë ka mbaruar pjesën e saj”.

Në orën 15:45 Tusk do mbajë konferencën në Tiranë pas takimit në 15:00 me kryeministrin Rama. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje me 18 tetor për çeljen e negociatave. / Tiranapost. al E.B

https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/2550992271678697/